Pas një pauze tre vjeçare për shkak të pandemisë Covid-19, kur Dita e Trimërisë dhe festë e Ushtrisë Bullgare festohej me manifestime në përputhje me masat kundër epidemisë, këtë vit do të zhvillohet parada ushtarake. Më 6 maj, menjëherë pas liturgjisë festive, fillon bekimi solemn me ujë të bekuar i flamujve të betejës, pasuar nga një paradë ushtarake në sheshin "Princ Aleksander I", e drejtuar nga komandanti i Forcave Tokësore, gjeneralmajor Dejan Deshkov. Në fillim të kolonës do të jenë flamujtë e shenjtë të Ushtrisë Bullgare, të ndjekur nga banda përfaqësuese e Gardës, si dhe ato të Forcave të Armatosura. Qytetarët në shesh do të kenë mundësi të shohin pajisjet luftarake dhe speciale të Forcave Tokësore - automjetet "Commando Select" dhe "Guardian", transportuesit e blinduar, artileri D20 152 mm, sistemet reaktive për zjarr të markës "Grad", MTLB " Tunxha”, artileri vetëlëvizëse “2S-1”, mjete luftarake këmbësorie BMP-1 dhe BMP-23, tanke T-72, komplekse raketore „Toçka“ dhe „Osa“. Forcat Ajrore do të përfaqësohen nga makineri nga sistemet raketore S-125 dhe S-200, si dhe një ëshues S-300. Të pranishmit do të shohin gjithashtu mjete të blinduara të KPF (Komanda e Përbashkët е Forcave), si dhe mjete të blinduara „Macja e shkretëtirës“ të Shërbimit të Policisë Ushtarake. Kolona do të lëvizë gjithashtu me një trajler me një gjysmërimorkio të ngarkuar me Transportues me shumë qëllime - të blinduar lehtë. të Komandës së Mbështetjes së Logjistikës. Mbi sheh do të fluturojë një helikopter Mi-17 me flamurin kombëtar, si dhe helikopterët Mi-24B dhe Cougar, avionët L-410, Spartan, L-39Z, Pilatus, Su-25, si dhe tre avionë luftarakë MiG- 29. Nga ana e Forcave Detare do të përfshihet një helikopter tip “Panter”.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Festa e sivjetshme e bullgarëve të Besarabisë, të cilën e shënojmë çdo vit më 29 tetor, u shndërrua në një sërë ngjarjesh kushtuar bashkësisë bullgare të shpërndarë në rajonin e Besarabisë, e ndarë midis Rumanisë, Ukrainës dhe Moldavisë. E fundit prej..
Një takim me temën "Ariu në kontekstin e ekoturizmit: mundësi dhe perspektiva" do të mbahet sot, 11 nëntor, në ndërtesën e Bashkisë së Smoljanit. Eventi është organizuar nga WWF Bullgaria dhe Shoqata "Horizonte të Reja" - Smoljan dhe synon të bashkojë..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një diskutimi me gazetarët bullgarë në Bruksel. Ligji aktual i shtetësisë bullgare është jologjik..