Pas festave të mrekullueshme pranverore të krishtera Dita e Llazarit, e Diela e Luleve dhe Ngjallja e Krishtit, është radha e ditës së Shën Gjergjit, kur kisha përkujton ditën e një prej martirëve të saj të parë. Gjergji i ri hyri në ushtri, ku u tregua një ushtar i mirë dhe shpejt u ngrit në hierarkinë ushtarake në rangun e strategut të perandorit Dioklecian. Në vitin 303 sundimtari nxori një dekret për të persekutuar të krishterët në të gjithë Perandorinë Romake dhe Gjergji u urdhërua të merrte pjesë në persekutime. Në vend që të zbatojë urdhrin, luftëtari trim tregon se është i krishterë dhe kritikon vendimin e perandorit. Shumë të rënda kanë qenë vuajtjet, në emër të besimit të krishterë, të cilat përjetoi Martiri i Madh Shën Gjergji, të cilat për të krishterët e sotëm janë të paimagjinuaeshme. Gjatë torturave, ai mbijetonte mrekullisht, gjë që bëri shumë njerëz të besonin në Krisht dhe të tjerë shpallën publikisht pa frikë se ishin të krishterë. Duke ndjekur shembullin e Shpëtimtarit që mundi vdekjen dhe vuajtjet, Shën Gjergji pranoi martirizimin në emër të Shpëtimit. Për të thyer besimin e tij, ata e bënë të ringjallte një të vdekur të varrosur prej kohësh dhe shenjtori arriti ta kthejë në jetë të vdekurin me lutjet e tij. Kur panë ringjalljen, të pranishmit besuan dhe iu drejtuan Zotit, por u vranë menjëherë, ndërsa Gjergji vazhdoi të bënte mrekulli dhe të ndriçonte njerëzit përreth tij me besimin e tij. Më në fund iu shfaq vetë Krishti dhe, duke e ngushëlluar, i vuri një kurorë në kokë, duke i premtuar se do të mbretëronte me të në Mbretërinë e Qiellit.
Thuhet se Shën Gjergji u vra më 23 prill. Kjo datë kremtohej nga Kisha Ortodokse në Bullgari deri në vitin 1916, por me ardhjen e kalendarit Gregorian, ajo u zhvendos në 6 maj.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Mbushen 132 vjet nga lindja e poeteshës së madhe bullgare Elisaveta Bagrjana. E lindur si Elisaveta Ljubomirova Bellçeva më 29 prill (16 prill sipas stilit të vjetër) 1893 në Sofje, Elisaveta Bagrjana është autore librash për fëmijë. Krahas kësaj ajo..
Në ditën e tetë pas Pashkëve, në fund të Javës së Ndritshme , pason një festë e veçantë e quajtur Antipashka , që do të thotë "në vend të Pashkëve" ose "e kundërta e Pashkëve". Megjithatë, ky nuk është një kontrast, por një thirrje për një..
Mbushen 105 vjet nga lindja e Akad. Valeri Petrov – poet, shkrimtar, skenarist, dramaturg dhe përkthyes. I lindur më 22 prill 1920 në Sofje me emrin Valeri Nisim Mevorah, ai u diplomua në mjekësi në Universitetin e Sofjes. Për një farë kohe ai..