Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev: Duhet të jemi të bashkuar pas interesit kombëtar

Foto: BGNES

Me shenjtërimin e flamujve luftarakë me ujë të  bekuar dhe një paradë ushtarake, Bullgaria shënon Ditën e Trimërisë dhe festën e Ushtrisë Bullgare. Ky vit është më i veçantë, pasi shënon 145 vjetorin e krijimit të Ushtrisë Bullgare. Trupat bullgare i uroi presidenti dhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë, Rumen Radev. “Një luftë po shpërthen në Evropë - e paprecedentë në përmasa në historinë më të re të kontinentit tonë. Bullgaria hyri në këto kohë të rrezikshme pas viteve të iluzioneve të rrënjosura se luftërat janë pjesë e së kaluarës, se shërbimi ushtarak është i pashpresë dhe ushtria është një gjë e vjetruar”, tha Radev. “Ka një postulat të sprovuar historikisht në strategjinë ushtarake. Një kështjellë pushtohet më lehtë nga brenda. Në rrënjët e çdo disfate qëndron një shkelje morale: adhurimi i huaj, fyerja, mosbesimi, përçarja shoqërore. Prandaj dita e Shën Gjergjit është një festë veçanërisht e rëndësishme. Në ditën e Shën Gjergjit Fitimtar, festojmë bashkimin e popullit dhe të ushtrisë”, theksoi presidenti. Radev theksoi se “në stuhinë historike duhet të jemi të bashkuar pas interesit kombëtar, ... për të mbrojtur shtëpinë dhe kulturën tonë”.

Më vonë filloi parada e Forcave të Armatosura të Bullgarisë, e drejtuar nga një helikopter MI-17 i Forcave Ajrore, i cili valëviti në qiell trengjyrëshin bullgar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria vlerësoi lart Presidencën shqiptare të CEI

Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..

botuar më 24-11-20 3.29.MD

Përpjekja e katërt e pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..

rinovuar më 24-11-20 3.14.MD

Filluan protestat e taksistëve

Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..

botuar më 24-11-20 10.24.PD