Drejtoria e Përgjithshme për Luftimin e Kriminalitetit të Organizuar mori pjesë në një operacion ndërkombëtar të drejtuar nga autoritetet franceze, ku u bllokua një faqe e cilësuar si kanal komunikimi i grupeve të organizuara kriminale, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Hetimi ndërkombëtar përfshin edhe pjesëmarrjen e strukturave të specializuara nga Gjermania, Lituania, Holanda dhe Hungaria. Është kundër platformës coco.gg dhe filloi në dhjetor 2023, pasi u konstatua se nga 1 janari 2021 deri më 7 maj 2024, janë nisur më shumë se 23 000 procedime ligjore në lidhje me të dhe më 25 qershor, faqja është bllokuar. Sipas informacioneve të hetuesve, ajo është përdorur si një kanal komunikimi midis grupeve të organizuara në kryerjen e një game të gjerë krimesh - pornografi me fëmijë, prostitucion, trafik droge, pastrim parash, konspiracion kriminal, sulme dhe madje vrasje. Viktimat besohet të jenë mbi 480. Puna e ekipit ndërkombëtar për rastin po vazhdon.Të premten , temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 7°C, përgjatë bregdetit të Detit të Zi deri në 10°C, ndërsa në ultësira dhe lugina do të zbresin edhe nën 0°C; në Sofje do të jetë rreth 2°C. Në orët e paradites , në disa zona të..
Qëllimi politik i qeverisë është anëtarësimi i plotë i Bullgarisë në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) deri në fund të vitit 2026, u tha zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov përfaqësuesve të biznesit britanik në vendin tonë...
Dyzet e nëntë për qind e inxhinierëve dhe shkencëtarëve të punësuar në vendin tonë janë gra, u bë e qartë në tryezën e rrumbullakët "Gratë në Inovacion" të mbajtur në Sofje. Në sektorin e teknologjisë, 27% e specialistëve të IT-së janë gra, gjë që na..
Përpjekja e palëkundur e Republikës së Kosovës për formimin e institucioneve të qëndrueshme dhe për thellimin e bashkëpunimit rajonal është në interes..
Maria Gabriel nga GERB ka bërë përpjekje për të hequr sanksionet “Magnitsky” ndaj Deljan Pevskit dhe personave të tjerë. Kjo ka ndodhur gjatë kohës kur..
Dy sindikatat më të mëdha në Bullgari – Konfederata e Sindikatave dhe Pavarura dhe Konfederata e Punës “Podkrepa” – po organizojnë një veprim..