Pothuajse ¼ e studentëve të huaj në Bullgari janë nga Greqia. Në vend të dytë janë studentët nga Britania e Madhe, të ndjekur nga ata nga Gjermania, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin 2022/23.
Prej disa vitesh numri i studentëve të huaj në vend ka ardhur duke u rritur, por viti i fundit akademik ka mbetur thuajse i pandryshuar. Nëse në vitin 2021/22 ata ishin 17 616, në vitin aktual janë 17 593. 62.4% e studentëve të huaj studiojnë në specialitete mjekësore. Më të shumtët janë studentët grekë - 2%, ose 3870. Më pas janë britanikët 14.4%, ose 2533. Në vendin e tretë mes atyre që dëshirojnë të diplomohen në Bullgari janë gjermanët - 9.8%, ose 1724. Pas tyre janë ukrainasit - 9.1%, ose 1600 studentë, maqedonasit janë - 5,5%, ose 967 persona.Çdo ditë pranohen mbi 200 aplikime në kuadër të projektit "Unë zgjedh Bullgarinë", që synon kthimin e bullgarëve jashtë vendit për vendosje të përhershme në Bullgari, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov. Vetëm në 24 orët e..
Në vitin 2024, 13 002 persona kanë ndryshuar adresën e tyre aktuale nga Bullgaria në një shtet tjetër, ku 55.1% prej tyre janë burra. Emigrantët e moshës 0-14 vjeç janë 7.7%, ata të moshës 15-64 vjeç janë 82.7%, dhe ata të moshës 65 vjeç e lart - 9.6%..
Nxënësit e shkollave të mesme bullgare fituan 4 medalje në Olimpiadën e 32-të Ballkanike të Informatikës, të mbajtur në Udine të Italisë. Në garën e gati 50 nxënësve nga 12 vende, shkencëtarët vendas të informatikës u dekoruan me një medalje ari, një..
Anita Ekenova nga Lioni u shpall “Bullgarja e Vitit – Shën Zllata Mëglenska” për vitin 2024 në një ceremoni të veçantë të organizuar në Sofje nga Agjencia..
Në emër të Kreut të Shtetit Rumen Radev, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova i dorëzoi Profesor Ma Sipu Urdhrin e Shën Kirilit dhe Metodit, shkallë të..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të organizojë Konferencën Vjetore Ndërkombëtare të Mediave Publike. Forumi prestigjioz do të mbahet për herë të..