“Muzika në vendin tonë është në rilindjen e saj” - thonë Grupi “4etno” dhe Treshja Vokale “Idepeja”, pasi u shfaqën në skenën bullgare me një kombinim inovativ të stileve muzikore të quajtur “Hapi i ri”.
Kënga ndërthur instrumente të shumta, tinguj të lidhur bukur dhe motive popullore, të cilat e bëjnë atë një pjesë muzikore universale dhe në të njëjtën kohë të paharrueshme. Tingujt e pianos ndërthuren me vokalin popullor, i cili nga ana tjetër çon në një solo të kitarës elektrike, dhe më pas - në zërin e butë të një prej drejtuesve të projektit muzikor - Viktorija Angellova. Krijuesit e rinj nga qyteti Ruse bëjnë një kërkesë të veçantë me këtë titull - për një lloj të ri të muzikës në vendin tonë.
“Muzika për ne nuk është thjesht jetë, është një domosdoshmëri, një konstante dhe një ëndërr. Është një privilegj i madh që kemi mundësinë të ndajmë këngën tonë debutuese me publikun dhe shpresojmë që me artin tonë do t’ia bëjmë dikujt ditën më të mirë”, – thekson Goce Velikov, i cili është në thelbin e këtij bashkimi të talenteve muzikore. Violinistja e grupit “4etno” Anna-Maria Tamahkjarova shton: “Kemi përgatitur edhe katër këngë të tjera, të cilat do t’i prezantojmë publikut shumë shpejt”.
Pas muzikës dhe tekstit janë Goce Velikov, Viktorija Angellova dhe pianistja e grupit “4etno” - Irina Atanasova.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Yjet e operës Sonia Jonçeva dhe Plácido Domingo do të sjellin në Sofje një galaktikë menaxherësh operash dhe 32 këngëtarësh të rinj operistikë nga 17 vende në 5 kontinente. Konkursi më prestigjioz për yjet në ngritje të operës në botë –..
Shihni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë : Ju prezantojmë një prej klasikëve në kulturën muzikore bullgare Veselin Stojanov Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: archives.bnr.bg, bg.wikipedia.org,..
Bellosllava do të mbyllë faqet e verës dhe do të hapë faqet e sezonit vjeshtë-dimër me një koncert special më 18 shtator në Kinemanë Kabana në Sofje. Pranë saj në skenë do të jenë Zhivko Petrov - piano, Dimitër Semov - bateri, Dimitër Karamfillov..
Yjet e operës Sonia Jonçeva dhe Plácido Domingo do të sjellin në Sofje një galaktikë menaxherësh operash dhe 32 këngëtarësh të rinj operistikë nga 17..