Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

¼ e bullgarëve janë në rrezik për goditje në tru

Organizata për Insult dhe Afazia
Foto: ФБ/Association for Stroke and Aphasia

Organizata Evropiane e  Insultit ESO shënon 9 majin si Dita Evropiane e Ndërgjegjësimit për Goditjen në Tru. Kjo datë shënon përvjetorin e miratimit të Planit Evropian për Insultin Cerbral me horizont deri në vitin 2030.

Bullgaria kryeson në statistikat negative të Evropës për sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë nga goditje në tru. Sipas Eurostat, çdo i katërti bullgar është në rrezik nga një goditje në tru. Në vitin 2021 në vend regjistrohej një aksident cerebrovaskular çdo 12 minuta. Prandaj, në kuadër të fushatës kombëtare për “Jeta pas insultit” deri në fund të muajit maj, organizohen ekzaminime parandaluese plotësisht falas në një sërë qytetesh në të gjithë vendin për pacientët që kanë pësuar goditje në tru.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Klubi i grave dhe familjeve bullgare në Hamburg feston 20-vjetorin

Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..

botuar më 25-11-22 9.00.PD

Kujdes, ari! Një ngjarje në Karllovo rinovoi debatin për bashkëjetesën me grabitqarin

Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..

botuar më 25-11-22 8.00.PD

"Tregu i Profesioneve" mbështet orientimin në karrierë të të rinjve

Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...

botuar më 25-11-21 6.10.PD