“E mirëpresim me ngrohtësi nominimin e Maria Gabrielit për kryeministre të Bullgarisë”, shkroi në Twitter lideri i eurodeputetëve nga Partia Popullore Evropiane Manfred Weber. "Ajo ka përvojën dhe autoritetin ndërkombëtar për të kapërcyer bllokimin politik në Sofje," vuri në dukje ai.
“Me sa e njoh personalisht Maria Gabrielin, mendoj se kjo është një zgjedhje e mirë, e menduar”, komentoi kryeministri në detyrë Gëllëb Donev para gazetarëve në margjinat e Kuvendit.
“Ne nuk do ta mbështesim mandatin e GERB-it dhe padyshim nuk do të ofronim as personalitetin tonë në të”, komentoi Daniel Lorer nga koalicioni "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike". Sipas Lorerit, Maria Gabriel i zbaton me dinjitet detyrat e saj si Komisionere Evropiane dhe deri diku është befasuese për ta që ajo e ka pranuar nominimin.
“Maria Gabriel ka një kartëvizitë të mirë në Evropë, por kjo nuk do të thotë asgjë. Mbështetja për GERB kalon përmes bisedave të thella për programet dhe prioritetet”, tha Stanisllav Ballabanov nga partia “Ka një popull të tillë”. “Shpresojmë të krijojmë një kabinet me përgjegjësi të përbashkëta”, shtoi ai.
“Maria Gabriel nuk është një person që mund të marrë përgjegjësinë për drejtimin e vendit”, tha kreu i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov dhe theksoi se “Vëzrazhdane” do të mbështesë vetëm një qeveri të shpallur prej tyre.
Lajmi për sulmin e përgjakshëm ndaj kishës ortodokse “Shën Profeti Ilija” në periferi të Damaskut, i kryer më 22 qershor 2025, tronditi thellë komunitetin ortodoks në Bullgari dhe ngjalli reagime të ashpra kundër dhunës ndaj bashkësive fetare paqësore..
Për momentin, nuk ka kërcënim të menjëhershëm për Bullgarinë, në sfondin e konfliktit ushtarak në rritje midis Izraelit dhe Iranit. Qeveria jonë shpreh shqetësim për tensionin në rritje në rajon dhe rreziqet e mundshme për paqen dhe sigurinë..
Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina refuzojnë të nënshkruajnë deklaratën e SEECP Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i mbajtur në Tiranë nën presidencën shqiptare, përfundoi pa miratimin e deklaratës së..