Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Zgjedhjet vendimtare vendosin fatin e Turqisë dhe epokën e Rexhep Erdogan

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale do të mbahen në Turqi më 14 maj. Pothuajse 64 milionë qytetarë turq mund të votojnë. Votimi filloi dy javë më parë mes votuesve turq jashtë vendit, të cilët, sipas Komisionit të Lartë të Zgjedhjeve, janë mbi 3 milionë, përfshirë rreth 7900 në Bullgari. Zgjedhjet do të përcaktojnë se kush do të qeverisë për 5 vitet e ardhshme dhe nëse presidenti aktual Rexhep Erdogan do të mbetet në krye të Turqisë pas 20 vitesh në pushtet.  Konkurrenti  kryesor i Erdoganit është kandidati i Aleancës Kombëtare të 6 partive opozitare, Kemall Këllëçdarogllu. Disa sondazhe parashikojnë që blloku opozitar të fitojë votën presidenciale në raundin e parë, veçanërisht pas tërheqjes së kandidatit alternativ të opozitës Muharem Inxhe. Sipas analizave të tjera, nëse do të ketë balotazh, Erdogan do të jetë në një pozicion më të favorshëm, transmeton BTA. 

Për Micotakis, të gjitha partitë turke duan ndryshime në status quo-në e Detit Egje

Revizionizmi është “thellë i rrënjosur” në “ADN-në e të gjitha partive turke”, tha kryeministri grek Kiriakos Micotakis përpara zgjedhjeve parlamentare në Greqi më 21 maj. Në një debat televiziv me kundërshtarët politikë, Micotakis tha se gjatë mandatit të tij u përball me një Turqi “jashtëzakonisht agresive”, njofton AFP. Kryeministri vuri si shembull strategjinë e ashtuquajtur “Atdheu Blu” të Turqisë, e cila pretendon për burimet e energjisë në Mesdheun Lindor. Si një lider i sondazheve sociologjike për votën greke, Micotakis tha se do t’i shtrijë një “dorë miqësore” kujtdo që fiton zgjedhjet e 14 majit në Turqi. Por në të njëjtën kohë ai theksoi se nuk ka “iluzion” për nevojën për të krijuar aleanca të forta mbrojtëse me aleatët e tjerë të NATO-së, si SHBA-ja dhe Franca.

Rimëkëmbin projektin evropian të transportit Korridor 8

Qeveria e Maqedonisë së Veriut autorizoi ministrin e transportit Bllagoj Boçvarski që të nënshkruajë marrëveshjen mes Shkupit dhe BE-së për hartat indikative të rrjetit trans-evropian të transportit në Maqedoninë e Veriut, njofton MIA.Me nënshkrimin, Korridori № 8 bëhet pjesë e hartës së projekteve kryesore të transportit në Ballkanin Perëndimor, që do të zgjerojë rrjetet trans-evropiane të transportit. Kjo u bë e mundur pasi BE-ja pranoi kërkesën e Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Italisë dhe Shqipërisë për hyrjen e Korridorit № 8 në rrjetin evropian të transportit, duke marrë parasysh rëndësinë e lidhjes si për rajonin ashtu edhe për BE-në. Në një takim në Malin e Zi në maj, dokumenti për Korridorin № 8 do të nënshkruhet në prani të të gjithë ministrave të transportit në rajon.

Në fushatën e çarmatimit, serbët dorëzuan vullnetarisht 8500 armë

Vetëm në 3 ditët e para të programit për dorëzimin e armëve dhe municioneve të paregjistruara, serbët dorëzuan 8500 njësi të armëve të ndryshme, tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç, cituar nga TANJUG. “Gjatë tri ditëve të mëparshme kemi mbledhur 8500 njësi armë të ndryshme, 784 bomba dhe mina, 398 450 municione të kalibrave të ndryshëm, një numër pothuajse i pabesueshëm”, tha Vuçiç në një video të postuar në profilin e tij në Instagram. Pas dy qitjeve tragjike që përfunduan me vrasje masive, autoritetet serbe u bënë thirrje serbëve të dorëzojnë armët dhe mjetet shpërthyese të paregjistruara në zyrën më të afërt të policisë ose të thërrasin oficerët e policisë që të vijnë në adresën e specifikuar dhe t’i marrin ato deri më 8 qershor, pa shkaktuar pasoja juridike për pronarët.

Fotoreporteri rumun Vadim Girda fitoi një Pulitzer

Fotoreporteri i Associated Press, Vadim Girda, fitoi çmimin Pulitzer për fotografitë e tij nga fillimi i luftës në Ukrainë. Rumuni kaloi 10 javë në zemrën e vendit të shkatërruar nga sulmet dhe bëri disa nga imazhet më të njohura të pushtimit rus të Doneck dhe Lugansk. Ai ishte më vonë në Kiev për të dokumentuar përpjekjen e njerëzve për t’u larguar nga vendi ndërsa ata ende mundën.
Një ushtar ukrainas me një shëmbëlltyrë të presidentit rus Vlladimir Putin të mbushur me plumba dhe një tjetër që përpiqet të shpëtojë strucët nga një kopsht zoologjik. Një grua e re me armë në dorë gjatë stërvitjes luftarake civile. Një statujë e poetit italian Dante Aligieri, i cili shkroi poezinë “Ferri”, e mbuluar me thasë rëre kundër bombardimeve - këto janë disa nga fotot e shumta ikonike të Girda, i cili punon për agjencinë për 30 vjet, me përvojë në pika të shumta të nxehta.

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES, Facebook/ SAGOV, Wordpressphoto.org


Më shumë nga rubrika

Radostin Vasilev

Cila është partia MEÇ?

Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..

botuar më 24-10-27 11.21.MD

Bojko Borisov: Të gjithë janë partnerë potencialë të GERB-it, pa “Vëzrazhdane”

“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..

botuar më 24-10-27 11.01.MD
Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD