Koalicioni "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) nuk do t'i japë partisë GERB përgjigjen e kërkuar deri të hënën nëse do të mbështesë një kabinet të GERB-it me kryeministre Maria Gabriel. Të martën tema do të diskutohet nga kryesia e PP-së, tha për bTV deputeti Nikollaj Denkov.
"GERB është përpjekur vazhdimisht të na futë në një lloj “ceitnot”, që kur na kërkuan emrat e kryeministrit dhe kabinetit tonë. Të premten, pa pasur asnjë informacion, na kërkuan të thoshim “po” ose “jo”. Të gjithë kuptuam se po na shtynin të thoshim "jo". Sipas Denkovit, e gjithë kjo është teatër në të cilin PP-DB do të shërbejë si alibi në negociatat e GERB-it me partitë e tjera në parlament, të cilat do të mbahen më 15 maj.“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..