Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zëvendës Kryeprokurori Borisllav Sarafov kërkoi siguri personale që të mos vritet “papritmas”

Borisllav Sarafov
Foto: BTA

Disa orë pasi prokurori i përgjithshëm Ivan Geshev njoftoi se nuk do të jepte dorëheqjen, zëvendësi i tij dhe kreu i hetimit, Borisllav Sarafov, e akuzoi atë për privatizimin e zyrës së prokurorisë. Ai po ashtu deklaroi se ka frikë për jetën e tij dhe kërkoi nga ministri i drejtësisë që t’i caktojë sigurinë personale. “Deri më sot, ndryshe nga Ivan Geshev, kam bërë një jetë normale. Fatkeqësisht, për mua dhe familjen time kjo nuk do të jetë më e mundur, sepse i di metodat e kryeprokurorit”, tha Sarafov. Nga fjalët e tij u bë e qartë se ai ka frikë se të mos vritej “papritmas”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Atanas Zafirov

Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar pjesëmarrjen bullgare në forcat paqeruajtëse në Ukrainë

Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...

botuar më 25-02-18 2.35.MD
Rumen Radev

Presidenti u shpall kundër dërgimit të ushtarëve bullgarë në Ukrainë

Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..

botuar më 25-02-18 2.02.MD
Superkompjuteri bullgar Discoverer

Kanë në plan të krijojnë një fabrikë të inteligjencës artificiale në Sofje

Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..

botuar më 25-02-18 12.32.MD