Punonjësit e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) do të protestojnë sot me kërkesa për kushte më të mira pune dhe shpërblim të mirë. Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB), së bashku me sindikatat dhe shoqatat profesionale në BNR, organizojnë mitingun "Për një pagim të denjë për punonjësit në Radion Kombëtare Bullgare", i cili do të zhvillohet në kryqëzimin pranë ndërtesës së BNR. Do të ngrihet një studio proteste e improvizuar dhe fjala do t'u jepet njerëzve të radios.
“Gjatë viteve u akumulua një problem me financimin e BNR, gjë që ngadalë çon në faktin se shpërblimi po mbetet seriozisht pas nivelit mesatar për Sofjen. E njëjta gjë vlen edhe për kolegët tanë në vend, në programet rajonale”, komentoi për Agjencinë Telegrafike Bullgare /BTA/, Milen Mitev, drejtor i përgjithshëm dhe kryetar i bordit drejtues të BNR-së. Ai thekson se është gjithnjë e më e vështirë gjetja e njerëzve të rinj dhe motivimi i punonjësve në radio, prandaj shpreson që Kuvendi Popullor t'i kushtojë vëmendje këtij problemi.Një nga detyrat e para të kësaj qeverie, para 8 muajsh, ishte shpëtimi i Planit bullgar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, deklaroi zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev para fillimit të mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave. Sipas tij, u bënë..
Vetëm 18% e bullgarëve besojnë se gjendja ekonomike e vendit do të përmirësohet gjatë vitit të ardhshëm. Sipas një sondazhi të kryer nga Agjencia Sociologjike "Trend", gjatë periudhës 13–20 shtator, përmes intervistës së drejtpërdrejtë të..
GERB-SDS ruajnë epërsinë e tyre në rast të zgjedhjeve të reja parlamentare me 26.4%, sipas rezultateve të një sondazhi të Agjencisë Sociologjike "Trend". Anketa u krye me porosi të gazetës "24 Çasa", përmes intervistës së drejtpërdrejtë të..
Bullgaria do t'i bashkohet murit të dronëve që Bashkimi Evropian planifikon të krijojë së shpejti përgjatë kufijve të saj lindorë. Ministri i Mbrojtjes,..
Në kuadër të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri i jashtëm i Bullgarisë, Georg Georgiev, mori pjesë në një takim në..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, °përgjatë bregdetit të Detit të Zi - midis 16 dhe 18°, në Sofje - 12°. Gjatë ditës,..