Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

PP-DB nuk mbështet një kabinet me mandatin e GERB-it dhe kryeministres Maria Gabriel

Kirill Petkov (djathtas) dhe Hristo Ivanov
Foto: BGNES

Koalicioni "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) nuk do të mbështesë një qeveri me mandatin e GERB-SDS, të udhëhequr nga ish-komisionerja evropiane Maria Gabriel. Këtë e vendosi e djathta pas shumë orë diskutimesh të rënda në organet drejtuese të koalicionit të tyre të përgjithshëm.

“Ne nuk do të mbështesim mandatin e parë, po fillojmë të punojmë për mandatin e dytë, që është alternativa e vetme për të mos shkuar në zgjedhjet e gjashta. Kështu u tha gazetarëve bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov, për media.

“Do të fillojmë konsultimet me të gjitha forcat parlamentare për gatishmërinë e tyre për të mbështetur ndryshime konkrete në Kushtetutë në lidhje me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorinë”, shtoi bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike Hristo Ivanov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rosen Zheljazkov

Kryeministri raportoi një ndryshim pozitiv në opinionin publik për euron

Pranimi i euros më 1 janar 2026 është “një nga etapat më të rëndësishme në rrugën evropiane të Bullgarisë”, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në konferencën “Bullgaria në prag të eurozonës” që u mbajt në Sofje.Në forumin e zhvilluar në..

botuar më 25-11-04 10.59.PD

Komision në Parlamentin Evropian do të monitorojë sigurinë rrugore në Bullgari

Komisioni për peticione në Parlamentin Evropian vendosi të ndjekë nga afër gjendjen e sigurisë rrugore në Bullgari. Kjo ndodhi pasi u shqyrtua kërkesa e Rozalina Gadjuçkova, e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar. Para eurodeputetëve, ajo deklaroi se..

botuar më 25-11-04 9.19.PD

Parashikimi i motit për 4 nëntorin 2025

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje – rreth 8 °. Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët, me reshje shiu në shumë zona, të cilat do të pushojnë nga perëndimi drejt lindjes. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa në..

botuar më 25-11-03 7.35.MD