Në mëngjesin e ftohtë të dimrit, dielli pikturon një pyll të stilizuar, duke shpërbërë errësirën e natës dhe bardhësinë e borës në tone delikate. "Përralla e Veriut" është një pikturë e Neli Nenkovës - një artiste bullgare që jeton në Kanada. Puna e saj mund të shihet në galerinë John B. Aird në Toronto në ekspozitën vjetore të shoqatës më të vjetër të piktorëve, OntarioSocietyofArtists.
Ekspozita “Spërkatje me ngjyra”, që simbolizon rilindjen dhe ngjyrat gjallëruese të pranverës, përmban 34 piktura të përzgjedhura nga veprat e mbi 200 artistëve. Me pikturët "Përralla e Veriut" Neli Nenkova fitoi çmimin e jurisë për arritje të mëdha.
“Është e vështirë të gjesh ngjyrë në bardhësi, por përmes një teknike të re që zbulova, vendosa të rikrijoj një peizazh dimëror – tha ajo për Radio Bullgarinë. – Në të, vijat që ngjajnë me pemë e zhysin shikuesin në një atmosferë qetësie përmes lindjes së diellit të një mëngjesi të hershëm.”
Piktore, dizajner, grafikdizajner - Neli Nenkova zbulon në aktivitetet e saj аnët e ndryshme të të njëjtit proces krijues. Kur ishte dhjetë vjeç, mësuesi i saj i vizatimit në Dobriç vuri re talentin e saj. Më pas ajo u diplomua për Pikturë dhe Dizajn Mode, dhe kur u vendos në Kanada me bashkëshortin e saj, ajo u diplomua për Grafik Dizanj.
Kur u diplomua për grafik dizanj, një drejtor arti i pa rastësisht veprat dhe punimet e saj grafike dhe i caktoi detyrën e saj të parë në botën e kinemasë për një film për kanalin televiziv Hallmark.
“Në Sudbury, ku jetoj unë, industria e filmit është mjaft e zhvilluar dhe shumë produksione amerikane vijnë këtu – thotë Neli Nenkova. - Më pëlqen sepse çdo film ku marr pjesë është i ndryshëm. Për shembull, vitin e kaluar isha ndihmësja e parë e drejtorit artistik në The Protector dhe krijova disa nga dizajnet kryesore për këtë film kanadez i cili së fundmi fitoi një çmim. Jam e lumtur që merrem me dizajn grafik pasi më jep një mënyrë të re për t’i shprehur përmes artit – jo vetëm me penel, por edhe në mënyrë dixhitale. Dhe deri diku është e lehtë, sepse me kompjuter ke opsionin për t’u kthyer një hap pas në rast gabimi, ndërsa kurpunon me bojëra kjo është e pamundur”.
Ashtu në jetën reale, u kthye në një ekspozite me vepra që zbulojnë përvoja personale gjatëpandemisë. Ndër pikturat e përzgjedhura të piktorëve të Ontarios është edhe “Kilometra heshtje” nga Neli Nenkova. Nëpërmjet telajos së saj, ajo nis një udhëtim drejt vetvetes, duke parë drejt sfidës përmes syve të një gruaje të re.
“Shpesh shohim vetëm gjendjen fizike të njerëzve, por të gjithë kemi mendimet dhe përvojat tona, të cilat mbeten të fshehura nga bota e jashtme – thotë piktorja. - Dhe sa më shumë që komunikoj, jam e bindur se ndajmë të njëjtat gëzime dhe shqetësime, pavarësisht se ku jemi në botë. Pandemia vërtetoi se si qenie njerëzore ne të gjithë kemi nevojë për dashuri, për t'u përqafuar, për të mbështetur njëri-tjetrin, për t'i dhënë shpresë njëri-tjetrit. Në këtë kuptim, edhe Covid-19 pati një efekt pozitiv, sepse ishim bërë njerëz që ecnin me rrjedhën dhe duhej të ndalonim për të parë veten dhe të gjithë rreth nesh. Dhe përmes pikturës me tone të lehta doja të tregoja se ka dritë pavarësisht gjithçkaje.”
Neli Nenkova aktualisht është duke punuar mbi një projekt artistik që paraqet 21 gra nga shekulli i 21-të - "në të njëjtën pozë, përfaqësuese të racave dhe pakicave të ndryshme". Qëllimi i saj është të tregojë se sa të njëjta jemi si gra, por të ndryshme njikëhësisht, siç e përcakton kultura jonë. Një nga portretet është i një gruaje bullgare.
Fillova të interesohem për kostumet bullgare, sepse në të është fshehur shumë mençuri- vazhdon Neli Nenkova. -Gjej ngjashmëri, për shembull të qendisurat tona kanë elemente të afërta me ato të aztekëve. Ndoshta do të mbledh në një libër sa më shumë qëndisje nga folklori bullgar, pasi çdo rajon ka traditën dhe kostumet e veta. Ne jemi të ndryshëm edhe në Bullgarinë tonë të vogël”.
Një nga ëndrrat e artistes është të kthehet – së pari përmes artit të saj, në vendlindjen e saj Dobriç, ku do të mbajë një ekspozitë të dytë personale. “Do të doja të kthehesha në Bullgari sepse mendoj se mund të ndihmoj disi ta bëjmë atdheun tonë edhe më të bukur”, thotë ajo.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: Neli NenkovaÇdo vit në prag të festës së vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe letërsisë sllave - 24 maj, një delegacion bullgar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit ose kreu i shtetit priten në audiencë nga kreu i..
Casa Bulgara ose Shtëpia Bullgare zë një vend kryesor në guidat e kuzhinës në São Paulo - qyteti më i madh në Brazil me mbi 12 milionë banorë. Mëngjesorja ka gati gjysmë shekulli që ndodhet në të njëjtën adresë dhe është në pronësi të 75-vjeçares..
Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..