Shën Konstantini ishte perandor i Bizantit në shekullin e IV. Ai vendosi fenë e krishterë si fe zyrtare në Bizant. Nëna e tij, Elena, gjeti kryqin në të cilin u kryqëzua Shpëtimtari dhe ndërtoi disa manastire në Tokën e Shenjtë. Zbulimi i Kryqit të Zotit konsiderohet ngjarja më e rëndësishme në historinë e Kishës së Krishterë, ndërsa Perandori Konstantin dhe nëna e tij Elena u shpallën shenjtorë. Në zakonet popullore bullgare, festa kombinon traditat e krishtera me ato të lashta të ecjes mbi prush - nestinarstvo. Kjo traditë është ruajtur edhe sot e kësaj dite në disa zona në formën e saj origjinale dhe në shumë vende bëhet edhe si një shfaqje për turistët.
Përgatitjet për festën fillojnë disa ditë para ditës së Shën Konstantinit dhe Elenës. Fondet mblidhen për një kurban të përbashkët, si dhe për pastrimin dhe riparimin e burimeve dhe puseve të fshatit ku bëhet ecja mbi prush. Në shesh përgatitet një grumbull me dru të mbledhura paraprakisht. Në mbrëmje ndizet një zjarr i madh, të gjithë mblidhen rreth tij dhe dëgjojnë meloditë e vallëzimit që lidhen me ritin.
Kur zjarri i ndezur shuhet, prushi i mbetur shpërndahet në një rreth. Njerëzit rrotullohen rreth prushit dhe në krye janë ikonat e shenjtorëve Konstantinit dhe Elenës. Në rrethin e thëngjinjve që digjen, hyjnë zbathur nestinarët, kryesisht gra. Besohet se gjatë kësaj kohe ata hyjnë në një gjendje në të cilën mund të thonë edhe fjalë profetike. Vallja e tyre rituale zgjat disa minuta. Pas lojërave të nestinarëve, të gjithë mblidhen në tryezën e përbashkët me kurbanin e përgatitur.
Autore: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: BTA
Më 25 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare nderon Fjetjen e Anës - shenjtores që lindi Marinë, e cila është nëna e ardhshme e Jezu Krishtit. Shën Anna konsiderohet mbrojtëse e martesës, familjes dhe mëmësisë, si dhe mbrojtëse e virgjëreshave, të..
Më 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga..
Me rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit , komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari. Përulemi para trimërisë së heronjve kombëtarë..