Komisioni Evropian dënon vandalizmin ndaj ndërtesës së përfaqësisë së tij në Sofje. “Protestat paqësore janë një e drejtë themelore në çdo shoqëri demokratike, por dhuna dhe vandalizmi janë të papranueshme”, tha zëdhënësja e komisionit Miriam Ferrer për BNR. Ajo sqaroi se komisioni do të informojë autoritetet kompetente për të hetuar rastin.
Ministria e Jashtme bullgare gjithashtu dënoi kategorikisht sulmin. "Akte të tilla janë në kontrast dhe janë të papajtueshme me Bullgarinë moderne, si dhe me vlerat demokratike," thuhet në pozicion.
Të dielën, përfaqësia e Komisionit Evropian në Sofje është lyer me bojë të kuqe gjatë një proteste të partisë "Vëzrazhdane", në të cilën kanë marrë pjesë edhe deputetë të partisë. Ata u deklaruan "kundër ndërhyrjes së Brukselit në punët e brendshme" të vendit.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..