Katër anëtarë të Kolegjiumit të Prokurorëve në Këshillin e Lartë Gjyqësor dorëzuan propozimin e dytë për shkarkimin e prokurorit të përgjithshëm Ivan Geshev. Motivi është “veprime që cenojnë prestigjin e gjyqësorit”. Kërkuesit i referohen konferencës për shtyp të kryeprokurorit më 15 maj, kur ai i quajti disa prej deputetëve në parlament “plehra politike”. Anëtarët e Kolegjiumit të Prokurorëve të zgjedhur nga parlamenti Jordan Stoev, Kalina Çapkënova, Gergana Mutafova dhe Georgi Kuzmanov insistojnë që Këshilli i Lartë Gjyqësor t’i propozojë presidentit shkarkimin e Ivan Geshevit nga detyra. Ndryshe nga kërkesa e mëparshme për largimin, e dorëzuar më 12 maj, kësaj radhe mungojnë nënshkrimet e Ognjan Damjanov dhe Svetllana Boshnakova.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..