Një delegacion parlamentar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit Popullor, Rosen Zheljazkov, do të ketë një audiencë me Papa Françeskun më 24 maj të këtij viti, njoftoi qendra për shtyp e Parlamentit. Delegacioni përbëhet nga nënkryetarët e Kuvendit Popullor, përfaqësues të grupeve partiake në Parlament. Në mesin e zyrtarëve janë edhe përfaqësues të Presidencës, pushtetit ekzekutiv, Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare dhe Kishës Katolike.

Para audiencës, Kryetari i Kuvendit Popullor do të zhvillojë një bisedë kokë më kokë me Papën dhe më pas do të takohet me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin. Rosen Zheljazkov do të bisedojë edhe me kreun e shtetit të Urdhrit Sovran të Maltës, John Dunlap.
Programi i delegacionit parlamentar përfshin një takim me kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Lorenzo Fontana.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..