Bullgaria u vlerësua si e paaftë për të ndryshuar gjatë vitit të kaluar. Në renditjen e saj, organizata “Freedom House” e vendos edhe për një vit tjetër në kategorinë e vendeve me “paqëndrueshmëri të përhershme” dhe e vlerëson si një “demokraci gjysmë të forcuar”. Për tre vjet, ajo ka marrë të njëjtin vlerësim - 4.50 sipas shkallës së “Freedom House”.
Përkufizimi “demokracia gjysmë e përforcuar” u referohet vendeve me koeficient 4 deri në 5, ku 5-7 konsiderohen si “demokracia e përforcuar”. Rezultatet e Bullgarisë sipas kritereve individuale janë: Qeverisja demokratike kombëtare - 4.25; Procesi zgjedhor – 5.50; Shoqëria civile - 5.0; Media të pavarura – 3.25; Qeverisja demokratike në nivel lokal – 4.75; Sistemi gjyqësor dhe pavarësia - 4.25; Korrupsioni - 3.75, Përqindja e demokracisë - 58%.
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Më shpesh, bashkatdhetarët tanë kanë udhëtuar në Greqi..
Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari. Periudha e adaptimit, gjatë së cilës institucionet japin instruksione, po mbaron. Po fillojnë edhe..
Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë Kostinbrod, raporton BTA. Garuesit nga Bullgaria, Rumania, Greqia dhe Spanja do të përballen me pengesat..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një..