Basketbollisti në kombëtaren bullgare Aleksandër Vezenkov mori një tjetër mirënjohje nga ekspertët e basketbollit. Vezenkov është përzgjedhur si lojtari nr. 1 në Evropë për vitin 2023 nga botimi i specializuar eurobasket.com.
Sportisti numër 1 i Bullgarisë, i cili këtë sezon fitoi çmimin për lojtarin më të vlefshëm në EuroLigë, u bë gjithashtu pikëshënuesi më i mirë, duke përfunduar në vendin e dytë me ekipin e tij Olimpiakos në turneun më prestigjioz të basketbollit të Euroklubit për meshkuj. Bullgari u përzgjodh gjithashtu në ekipin ideal të medias së basketbollit së bashku me Lorenzo Brown të Maccabi Tel Aviv, Džanan Musa të Real Madridit, Mathias Lessor të Partizanit dhe Walter Tavares të Realit. Vezenkov u shpall edhe anësori më i mirë i sezonit.Grigor Dimitrov është nominuar për çmimin “Stefan Edberg” për sportivitet gjatë sezonit në nivelin më të lartë të tenisit për meshkuj – ATP. Fituesve të tre viteve të fundit të çmimit “Stefan Edberg për sportivitet” – Grigor Dimitrov (2024), Carlos..
Kikboksieri më i suksesshëm bullgar, Stojan Koprivlenski, nuk arriti të mbrojë titullin e tij të vitit 2024 në kategorinë deri në 70 kg në superturneun K-1 World Max, i cili u zhvillua në Tokio më 15 nëntor. Sipas rregullave të garës, titulli shkon tek..
Piloti bullgar Nikolla Collov do të debutojë para përfundimit të sezonit në Formula 2, njoftoi ekipi i tij Campos Racing. Ai do të marrë pjesë në dy raundet e fundit të vitit në Katar dhe Abu Dabi. Nikolla Collov do të mbetet në vitin 2026 në Campos..