Këshilli i Lartë Gjyqësor e përcaktoi si të pranueshme kërkesën për shkarkimin e Ivan Geshev. Kështu, u hap procedura për ndërprerjen e parakohshme të mandatit të tij si Prokuror i Përgjithshëm. Ndër temat e shqyrtuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor është edhe raporti i zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm dhe kreut të Shërbimit Hetimor Kombëtar Borisllav Sarafov, në të cilin ai vëren se para tij dhe gjashtë prokurorëve të tjerë Geshev ka luajtur një incizim të bisedës së tij me anëtarin e Këshillit të Lartë Gjyqësor Jordan Stoev duke deklaruar se ka mbi 150 audio incizime të politikanëve, magjistratëve dhe anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Megjithatë, Këshilli vendosi të mos dëgjojë gjashtë prokurorët në fjalë. Ndaj Geshev ka edhe një kallëzim tjetër të paraqitur nga katër anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, sipas të cilit Prokurori i Përgjithshëm ka shkelur kodin etik të magjistratëve bullgarë duke përdorur ofendime të papranueshme në media më 15 maj, kujton lex.bg.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..