Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Treguan citate të veçanta nga negociatat politike për të formuar një qeveri

Radostin Vasilev
Foto: arkiv

Deputeti i partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP), Radostin Vasilev, ka njoftuar se po largohet nga partia për shkak të koalicionit të përgatitur me GERB-in. "Është një gënjeshtër e plotë se janë bërë regjistrime të grupeve, në seli," tha Vasilev në një konferencë për shtyp. Ai tha se vërtet ka një video-incizim, por nga një mbledhje e Këshillit Kombëtar të PP-së më 21 maj. Këshilli është mbajtur online dhe Radostin Vasilevin e kanë ftuar së bashku me 60 persona të tjerë.

Në konferencën për media nga takimi pesëorësh u shfaqën vetëm citate të veçanta, si: “Maria Gabrielin po e përdorim si sigurim” /fjalë të Petkovit/. Bashkëkryetari tjetër i PP-së Asen Vasilev sqaron se në krye të shërbimeve do të caktohen "njerëzit tanë të miratuar nga ambasadat".



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ursula Von Der Leyen: Bullgaria kontribuon në sigurinë e përbashkët të Bashkimit Evropian

Bullgaria kontribuon në mbrojtjen e Ukrainës dhe sigurinë e përbashkët të Bashkimit Evropian përmes armëve që prodhon dhe me vendimin për të marrë pjesë në mekanizmin financiar SAFE, përmes të cilit duhet të forcohet industria evropiane e mbrojtjes...

botuar më 25-08-31 9.58.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryetarë bashkish të qyteteve evropiane mbështetën kryebashkiakun e ndaluar të Stambollit Kryetarë bashkish nga qytete evropiane, mes tyre edhe kryebashkiaku i Sofjes, Vasill Terziev, shprehën solidaritetin e tyre me kryetarin e ndaluar të..

botuar më 25-08-29 7.14.MD

Presidenti Rumen Radev në Gjermani: Bullgaria bëhet pjesë e ekosistemit evropian të mbrojtjes

“Me investimin e koncernit gjerman të mbrojtjes Rheinmetall, Bullgaria bëhet pjesë e ekosistemit evropian të mbrojtjes.” Kjo u deklarua nga Presidenti Rumen Radev në Gjermani në një takim të përbashkët informues me Drejtorin Ekzekutiv të..

botuar më 25-08-28 9.21.PD