Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Për Shkronjat" - një histori përrallore për evolucionin e shkrimit dhe shkronjave

9
Foto: arkiv personal

Nëse keni ende dyshime se një ditë interesi për librat dhe misioni i tyre për të transmetuar mençurinë ndër shekuj do të përfundojë, atëherë përgjigja e kësaj pyetjeje është një "jo" e prerë. Librat nuk do të zëvendësohen kurrë nga asnjë kompjuter, derisa mes nesh të ketë "kalorës të vërtetë të shkrimit". Ata e njohin historinë e shkronjave dhe rrënjët e lashta të shkrimit, i cili për ta është një art.


Artisti Dijan Pavllov nga Pleven ia kushtoi të gjithë veprën e tij kujtesës njerëzore, të ruajtur përmes shenjave të shkrimit dhe librave. Ai, pa qenë historian, kritik arti, organizator në muze apo mësues, arrin të ndërtojë një spektakël të tërë dokumentar dhe të tregojë me mjeshtëri fakte historike në lidhje me rrugëtimin e shkronjave.

Në vendlindjen e tij Pleven, ai ndërtoi një tempull të vërtetë shkronjash, të quajtur Punishtja "Për Shkronjat". Aty mund të shihen papirus të vërtetë, pergamenë, pllaka balte, hieroglife, rune, simbole të gllagolicës si dhe alfabete. Ekziston edhe një vaskë uji prej druri ku të gjithë mund të provojnë të prodhojnë letër me dorë. Ndërsa në qendër të Punishtes qëndron një shtypshkronjë që funksionon. Gjithçka është bërë nga materiale natyrore, rezultat i përpjekjeve dhe aftësive të Dijan Pavllovit.

N

ë fillim ishte dashuria për shkronjat dhe profesioni i tij i parë ishte si piktor i shkronjave të posterave të reklamave, gjë me të cilën merej para vitit 1989. "Tashmë ka një larmishmëri të pafundme shkronjash dhe informacionesh rreth tyre, ndërsa ajo që po bëj me punishten "Për Shkronjat" erdhi vetëvetiu, shkëndija hyjnore duhet sikur ka ndriçuar në të, dhe kjo është arsyeja pse ka 8-9 vite që tërheq shumë interes” – thotë piktori nga Pleven.

“Në Punishten "Për Shkronjat", po bëj një monospektakël që zgjat dy orë e gjysmë. Në të, unë tregoj në mënyrë kronologjike për krijimin e shrimit, mjeteve, mënyrave dhe materialeve për të shkruar gjatë mijëvjeçarëve, duke kaluar nëpër Kinën e lashtë, Egjiptin, Greqinë e lashtë, Romën, Mesjetën. Derisa mbërrijmë në atë moment revolucionar për njerëzimin, kur Johannes Gutenberg krijon një sistem praktik që lejon prodhimin masiv të librave të shtypur dhe unë demonstroj live se si filloi shtypja e librave. Unë printoj një tekst në performancën time me ndihmën e një kopjeje të shtypshkronjës së Gutenbergut, të cilën e kam ndërtuar gjithashtu vetë. Momenti tjetër i shfaqjes është prodhimi i letrës sipas metodës së kinezit Cai Lun. Ai në vitin 105 zbuloi një mënyrë për të bërë letër duke përdorur mjete natyrore."

Dhe nëse pjesa e parë e shfaqjes "Për Shkronjat" ka të bëjë me shpikjet, në pjesën e dytë të quajtur "Shkolla", tregimi flet për bullgarët e Asparuhut që erdhën në trojet tona dhe sollën shkrimin protobullgar. Sidoqoftë, shkronjat u harruan shpejt gjatë përpjekjeve të tyre për të komunikuar me vendet fqinje dhe u zëvendësuan me shkronja greke dhe latine, thotë Dijan Pavllov:

“Më tej, historia vazhdon me veprën e vëllezërve Shën Kirill dhe Metodij – Gllagolica. Alfabeti cirilik – vepër e nxënësve të tyre, ka lënë gjurmë jo vetëm në historinë bullgare, por edhe në historinë evropiane. Vëllezërit Kirill dhe Metodij kanë meritën më të madhe për përmbysjen e dogmës tregjuhëshe. Ata arritën të fitojnë të drejtën e kryerjes së shërbesave kishtare në kishat ortodokse lindore në gjuhën bullgare, të cilën ne shpesh e quajmë gjuhë sllave kishtare dhe kjo arritje vlen edhe sot e kësaj dite. Një meritë e veçantë është edhe alfabeti i nxënësve të Kirill dhe Metodij, të cilin e përdorim edhe sot e kësaj dite - alfabeti cirilik, madje mendoj se duhet ta quajmë alfabet bullgar. Vazhdojmë më tej me atë “libër” të vogël që At Paisij e shkroi me shumë dhimbje dhe në të njëjtën kohë me shumë dashuri për popullin bullgar. Dhe arrijmë te “Bibla bullgare” tjetër, që është Abetarja e Peshkut të Dr. Petër Beron. Ajo u bë një manual për krijimin e shkollës së parë laike bullgare në qytetin e Gabrovos.”

 

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Afresku „Rrota e jetës“ në kishën „Lindja e Krishtit“ – Arbanasi

Fshati Arbanasi dhe kisha e tij e famshme me Rrotën e Jetës

Kisha "Lindja e Krishtit" është një nga kishat më të bukura në fshatin Arbanasi, i cili ndodhet vetëm 5 km larg qytetit Veliko Tërnovo. Ajo është një nga pak kishat e ruajtura nga fundi i shekullit të XVI dhe fillimi i shekullit të XVII në Bullgari...

botuar më 25-08-14 3.35.MD
Bullgarë të rinj nga Prizreni, Kosovë

Të tanët në Kosovë ende ruajnë identitetin e tyre bullgar

Komuniteti bullgar në Kosovë është pak i njohur për opinionin publik në vendin tonë sot. Dritë mbi proceset historike që kanë ndikuar në këtë diasporë bullgare hedh botimi më i fundit i zgjeruar i librit "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe..

botuar më 25-08-10 9.05.PD

U prezantua statuja e dytë mashkullore e restauruar nga Heraklea Sintika

Tokat tona janë djep i qytetërimeve të lashta. Falë arkeologëve bullgarë, ato po bëhen të njohura për një auditor më të gjerë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë prezantimit në Sofje të statujës së restauruar të një burri nga qyteti antik..

botuar më 25-08-06 9.42.PD