Plácido Domingo do të ketë një koncert më 11 shtator në “Arena Sofia”. “Bullgaria, jam shumë i lumtur që do të jemi sërish bashkë”, ka shkruar tenori në faqen e tij zyrtare. Këngëtari 82-vjeçar i quajtur “mbreti i operës” ndodhet në një turne botëror, ku bën pjesë edhe Sofja. Ekipi i tij thotë se maestroja është duke përgatitur një surprizë të veçantë për vizitën e tij. Në vitin 2014, tenori botëror e ngriti publikun në këmbë me interpretimin e këngës "Vendi im, Bullgaria ime" nga Emill Dimitrov. Në Sofje, së bashku me maestron do të dalin në skenë dy yje të rinj - Jennifer Rowley dhe Cristina Ramos. Në vitin 2021, Domingo këndoi nën qiellin e hapur në qendër të Sofjes me ftesë të Sonja Jonçevës. Koncerti tërhoqi mbi 5 000 spektatorë dhe u ndoq nga mbi 60 000 shikues përmes transmetimit në mbarë botën.
Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..