“Pas asaj që pashë ditën e hënë në dorëzimin e mandatit, vendosa të kthehem në Bullgari një ditë më herët nga takimi i shumicës së liderëve evropianë në forumin GLOBSEC në Bratislavë. Ne pamë qartë një sulm ndaj republikës parlamentare. Askush nuk mund të bëjë thirrje që Bullgaria të mos ketë një qeveri të rregullt, askush nuk mund të vendosë buxhetin dhe paratë e njerëzve në plan të dytë për shkak të ambicieve të tij personale për pushtet. Ne nuk do të lejojmë që Bullgaria të marrë një kurs të shpejtë drejt Evrazisë dhe të humbasë lirinë dhe demokracinë e saj. Na duhet një qeveri e rregullt dhe pro-evropiane sa më shpejt që të jetë e mundur”. Kështu shkroi në profilin e tij personal në Facebook, bashkëkryetari i PP-së Kirill Petkov, i cili është në listën e pjesëmarrësve zyrtarë në forum.
Shuma neto e pagës minimale nga viti 2026 do të jetë 970 leva (467 euro), ndërsa brutoja – 1287 leva (620 euro). Ajo do të jetë më e ulëta në të gjithë Bashkimin Evropian. Këtë e deklaroi për bTV Pllamen Dimitrov, president i Konfederatës së..
Deri më 10 tetor, anija çminuese bullgare “Shkvall” dhe anijet e Grupit Detar Kundër Minave në Detin e Zi do të marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe Poseidon-25, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Aktivizimi i shtatë i Grupit Detar Kundër Minave në..
Ministrat e punëve të brendshme, Daniel Mitov, dhe ai i zhvillimit rajonal dhe rindërtimit, Ivan Ivanov, diskutuan procedurat e para për rikuperimin e dëmeve nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, njoftoi zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të..
Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të jenë të ndryshueshme;..
Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të..