Kryetari i Agjencisë Shtetërore për Siguri Kombëtare (DANS) Pllamen Tonçev në seancën e sotme në parlament njoftoi për një rast të konstatuar në të cilin një këshilltar i kryeministrit bullgar ka koordinuar qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme me një shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Tonçev nuk përmendi as emrin e këshilltarit, as të kryeministrit, duke përmendur procedurat paraprake të nisura në këtë rast. Nga foltorja e Kuvendit Popullor, kryetari i grupit të “Ka një popull të tillë” (ITN), Toshko Jordanov, bëri me dije se informacionet e paraqitura nga kryetari i DANS i referohen Vesella Çernevës, e cila mbante postin e këshilltares së ish-kryeministrit Kirill Petkov. Sipas Toshko Jordanov, ajo zhvilloi bisedime me përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut “pas shpine” të ministres së atëhershme të punëve të jashtme Teodora Gençovska nga ITN.
“Ka një popull të tillë” i tërheq ministrat e vet nga qeveriaNga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga..