Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Kafal Sviri” është projekti i fundit i Gabit të talentuar nga Dublini

Foto: arkiv personal

Gabriela Ivanova është një këngëtare adoleshente 13-vjeçare që jeton në Dublin. Vajza e talentuar ka disa projekte të suksesshme muzikore me artistë të njohur bullgarë. Së fundmi përfundoi projekti i saj i fundit, i cili tregon të gjithë paletën e aftësive të saj vokale, të plotësuar me aranzhimin e Krasimir Marçevit. Kënga përbëhet nga 4 zëra, të gjithë të Gabit. Ajo është një përpunim i ri i veprës klasike "Kafal Sviri" të kompozitorit bullgar Petër Ljondev, krijuar për performancë korale.

Shikoni videon e “Kafal Sviri” – projekti më i ri i Gabit:

Këngëtarja e re ka mbi 40 çmime bullgare dhe ndërkombëtare dhe është një nga fëmijët e talentuar të Bullgarisë, mbështetur nga fondacioni i Dimitër Berbatovit. Ajo është e njohur për publikun bullgar me këngën e saj “Me mua dhe ty”, të cilën e interpreton së bashku me këngëtarin e hip-hop dhe R’n’B, producentin dhe prezantuesin bullgar, VenZy. Vitin e kaluar, në pazarin ndërkombëtar të bamirësisë në Dublin, bullgarja bëri për të kërcyer 2000 veta, duke kënduar me shumë emocione dy këngë popullore bullgare.

“Megjithëse Gabi jeton dhe studion në Dublin, ajo nuk harron se ku janë rrënjët e saj dhe sa magji ka në folklorin bullgar”, pohon nëna e saj Liljana Dançeva.

Më shumë për të renë e talentuar bullgare, mund të lexoni në artikullin e Radio Bullgarisë:

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viktoria Gllavçeva me një këngë të re për pyetjet pa përgjigje në dashuri - "Pse?"

Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin televiziv "Zëri i Bullgarisë". Gjysmë viti më vonë prezantoi këngën e saj të parë “Flakadani” me muzikë..

botuar më 25-02-25 6.25.PD

"Asnjë moment"

Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..

botuar më 25-02-24 6.10.PD

"Trillimi"

Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..

botuar më 25-02-21 6.30.PD