LATIDA është një dyshe vokale që kohët e fundit konfirmoi vendin e saj në jetën muzikore të Bullgarisë jo vetëm me pjesëmarrjen në projekte të ndryshme, por edhe me këngët e saj origjinale. Ato janë Jana Baleva dhe Elizabet Nesheva, të cilat i njohim prej vitesh si pjesë e Grupit Vokal të Fëmijëve BON-BON. I shohim shpesh në skena të mëdha krahas disa prej këngëtarëve më të njohur në vendin tonë. Pavarësisht angazhimet e shumta, Jana dhe Elizabet arrijnë të gjejnë kohë për këngët e tyre origjinale - si "Fak[t]", e cila u shfaq në fund të 2024-ës. Për mesazhin e këngës “Fakt”, vajzat nga LATIDA thonë:
“Kënga ka të bëjë me zhgënjimet që ndjemë nga njerëzit që largohen nga jeta jonë – ata mund të ishin miq, mund të ishin partnerë. Ne duam të zgjedhim t'i falënderojmë këta njerëz për mësimet që na kanë dhënë. Të mos i dorëzohemi hidhërimit të humbjes dhe ta mbajmë brenda vetes si një barrë, por krejt e kundërta – të ruajmë vetëm kujtimet e mira që të mund të ecim përpara me lehtësi."
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/LATIDAMë 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e..