Seanca e Kuvendit Popullor më 1 qershor nisi me tension, ofendime dhe përplasje fizike para foltores. Ndërhyrja e kuestorëve ishte e nevojshme. Mbledhja u ndërpre për pushim. Përshkallëzimi nisi me leximin e deklaratave parlamentare. “Vëzrazhdane” i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) që të largohet nga parlamenti dhe të kthehet mandati për formimin e qeverisë, sepse treguan se si pushtohet vendi nga ambasadat e huaja. PP akuzoi "Vëzrazhdane" si një parti pro-ruse, kanal i propagandës së Vladimir Putinit.
Kryetari i Kuvendit, Rosen Zheljazkov, sugjeroi që mbledhja të ndërpritet. “Për” votuan 140 deputetë. Nga BSP-ja, “Ka një popull të tillë” dhe “Vëzrazhdane” votuan “kundër”.
Të premten do të jetë kryesisht me diell. Pasdite do të përhapen re shiu dhe në shumë zona do të ketë reshje afatshkurtra, përkohësisht intensive - të konsiderueshme në Rrafshinën e Danubit, në pjesën perëndimore të malit Stara Pllanina dhe në..
Më shpesh, punëtorët e huaj në Bullgari punojnë në sektorët e turizmit, ndërtimit dhe transportit. Këtë e deklaroi për Radion Kombëtare Bullgare Atanas Kacarçev, kryeekonomist i Sindikatës “Podkrepa”. Sipas tij, për shkak të mungesës së personelit..
Një delegacion bullgar, i udhëhequr nga Kryeministri Rosen Zheljazkov, është për vizitë në Vatikan dhe Romë më 22 dhe 23 maj 2025. Gjatë vizitës, që tradicionalisht mbahet në prag të 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodi,..
Tabloja demografike jashtëzakonisht negative është ndoshta sfida më e madhe që duhet të kapërcejmë për të ruajtur veten si komb, tha Cvetan Spasov, kreu..
Rreth 38% e bullgarëve nuk planifikojnë ose nuk mund të shkojnë me pushime këtë verë, tregon një anketë e Agjencisë “Mjara”, njofton BTA. Ata që dhanë..
Qeveria nuk do të hyjë në një debat politik në lidhje me futjen e euros në Bullgari. Kryeministri Rosen Zheljazkov e deklaroi këtë në një diskutim të..