Ministri i drejtësisë Krum Zarkov njoftoi në “Facebook” se i ka vënë vulën shtetërore dekretit të Presidentit Rumen Radev për shpallje në “Gazetën e Shtetit” të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës Penale, duke vendosur mekanizëm për hetimin e kryeprokurorit. Ndryshimet u miratuan nga parlamenti më 26 maj. Parashikohet ulja e shumicës së nevojshme për emërimin dhe shkarkimin nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm nga 17 në 13 vota në seancën plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ndryshimet do të shpallen në “Gazetën e Shtetit” më 2 qershor dhe tri ditë pas shpalljes do të hyjnë në fuqi.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..