Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mësuesit hyjnë në grevë nëse nuk marrin rritje pagash

Janka Takeva
Foto: Ani Petrova

Nëse votimi i buxhetit të shtetit zvarritet, mësuesit do të hyjnë në grevë pasi nuk mund të marrin rritjen e kontraktuar të pagave të tyre nga 1 janari i këtij viti, tha për BNT kryetarja e Sindikatës së Mësuesve Bullgar, Janka Takeva. Ajo shpjegoi se në shkollat ​​e mesme ka mungesë të mësuesve në lëndët matematikë, informatikë, biologji, gjuhë të huaja. “Që të hyjnë mësuesit e rinj në klasa duhet të kenë një tjetër nxitje”, theksoi ajo. Prandaj sindikata propozon që paga fillestare për të sapombaruarit e arsimit të lartë të jetë 1900 leva (972 euro). Sipas Takevës, në të gjithë vendin nevojiten 5-6 mijë mësues. Aktualisht shumë pensionistë janë të punësuar për të lehtësuar mungesën e mësuesve.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Numri i studentëve të huaj në universitetet bullgare është në rritje

Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të BTA-së mbi menaxhimin akademik. Interesi në rritje i detyrohet jo vetëm tarifave, por edhe cilësisë së..

botuar më 25-06-21 1.05.MD

Me pishtarë dhe kurora me barishte, në Dellçevo festojnë Ditën e Enjos

Fshati Dellçevo, komuna e qytetit Goce Dellçev, po rivendos traditën e festimit të Ditës së Enjos (Enjovden) me një program dyditor më 21 dhe 22 qershor, njoftoi komuna e qytetit Goce Dellçev. Ngjarjet do të nisin më 21 qershor me një procesion nga..

botuar më 25-06-21 5.20.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18°. Në Sofje, do të jetë 11°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Para mesditës, do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Qendrore Veriore dhe Srednogorie,..

botuar më 25-06-20 7.40.MD