Nëse votimi i buxhetit të shtetit zvarritet, mësuesit do të hyjnë në grevë pasi nuk mund të marrin rritjen e kontraktuar të pagave të tyre nga 1 janari i këtij viti, tha për BNT kryetarja e Sindikatës së Mësuesve Bullgar, Janka Takeva. Ajo shpjegoi se në shkollat e mesme ka mungesë të mësuesve në lëndët matematikë, informatikë, biologji, gjuhë të huaja. “Që të hyjnë mësuesit e rinj në klasa duhet të kenë një tjetër nxitje”, theksoi ajo. Prandaj sindikata propozon që paga fillestare për të sapombaruarit e arsimit të lartë të jetë 1900 leva (972 euro). Sipas Takevës, në të gjithë vendin nevojiten 5-6 mijë mësues. Aktualisht shumë pensionistë janë të punësuar për të lehtësuar mungesën e mësuesve.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..