Akoma me paraqitjen e saj në reality show-n e parë muzikore në Bullgari "Star Academy" në vitin 2005, Vjara Pantaleeva tërhoqi vëmendjen tonë jo vetëm me zërin e saj të fuqishëm, por edhe me emocionin e thellë në çdo shfaqje të saj. Deri më tani Vjara Panteleeva ka 20 këngë solo, më e fundit prej të cilave - pikërisht e njëzeta me radhë - është "Buzëqeshu". Si në shumicën e këngëve të mëparshme, autori i muzikës, tekstit dhe aranzhimit është burri i saj - Çavdar Collov. Procesi i krijimit të një kënge të re gjithmonë fillon me një bisedë - Vjara i përshkruan Çavdarit se çfarë teme dëshiron të paraqesë kënga, cili është mesazhi. Konkretisht për “Buzëqeshu”, këngëtarja thotë:
Mesazhi është shumë i qartë - “Buzëqeshu”! Pavarësisht gjithçkaje - sepse kemi gjithnjë e më pak raste për të buzëqeshur. Kjo nuk do të thotë se po të mos kemi raste për të buzëqeshur, ne duhet të ndalojmë përpjekjet për t'i krijuar ato. Dhe le të fillojmë me gjërat e vogla - të përqendrohemi në ato gjëra të vogla të përditshme që mund të na bëjnë të lumtur. Sepse mendoj se gjatë viteve të fundit ne e kemi zhvendosur fokusin tonë dhe kemi filluar të kërkojmë, të presim dhe të dëshirojmë vetëm gjëra madhështore. Dhe diku atje humbet gëzimi dhe kënaqësia e gjërave të vogla të jetës sonë të përditshme”.
Në videon e këngës merr pjesë edhe muzikanti Pejo Filipov, ku i bie trumbetës.
Dhe tani le të buzëqeshim të gjithë së bashku!
Një nga grupet vokale më të njohura të viteve 80-të të shekullit të kaluar – “Tonika SV” – shënon 45 vjet në skenë me një koncert të madh në Sofje. Më 8 nëntor, në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, do të tingëllojnë hitet më të mëdha të..
Grupi JazzBoree vazhdon linjën e përzierjes së folklorit bullgar me mjete shprehëse tipike të xhazit. Muzikantët e formacionit gjejnë kryqëzimin midis folklorit dhe xhazit pikërisht në lirinë e interpretimit - kjo është pikërisht ajo që dëgjojmë në..
Dyshja e njohur së fundmi "Molec" do të prezantojë albumin e saj të ri "Paraklis" (“Kishëza”) me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje - më 4 dhe 5 nëntor. Këngët do të interpretohen në aranzhime akustike të krijuara..