Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prokuroria kërkon rifillimin e hetimeve ndaj ish-kryeministrit Kirill Petkov

Kirill Petkov
Foto: BTA

Prokuroria e Qarkut të Sofjes i propozoi Prokurorit të Përgjithshëm që të paraqesë në parlament një kërkesë për ndjekje penale kundër bashkëkryetarit të partisë "Po e vazhdojmë ndryshimin" Kirill Petkov. Po kërkohet një hetim për një deklaratë të rreme të paraqitur kur Petkov u bë ministër i përkohshëm në vitin 2021, duke deklaruar se ai kishte hequr dorë nga shtetësia kanadeze. Sipas Kushtetutës, deputetët dhe ministrat duhet të jenë vetëm shtetas bullgarë.

Në Facebook, Petkov ka deklaruar se do të heqë dorë nga imuniteti i deputet pasi të formohet komisioni parlamentar për rastin, pasi sipas “Kodit Penal” nuk ka një krim të tillë. “Për prokurorët dhe shërbimet e sigurisë: a nuk e kuptuat se jemi të vendosur të bëjmë një reformë të plotë në sistemin gjyqësor dhe në shërbimet e kontrolluara bullgare dhe se nuk mund të na ndaloni apo të na trembni”, shton politikani në tekstin e publikuar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BERZH ka ulur parashikimet e rritjes, por është optimist për uljen e inflacionit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...

botuar më 24-09-28 11.45.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Pas mesnate dhe në orët e paradites do të ketë vranësira të ulëta, vende-vende me mjegull, kryesisht në Bullgarinë Lindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11° dhe 16°, në..

botuar më 24-09-27 7.35.MD

Në Bullgari ka nisur fushata zgjedhore

Në fillimin e sotëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev raportoi se po vazhdojnë përpjekjet e pushtetit ekzekutiv për të eliminuar..

botuar më 24-09-27 4.02.MD