Kuvendi Popullor votoi dhe miratoi Akademikun Nikollaj Denkov kryeministër. 132 votuan “pro”, “kundër” 69, pa të abstenuar. Denkov mori mbështetje nga GERB-SDS (një “kundër”), PP-DB dhe DPS.
Struktura e kabinetit PP-DB dhe GERB-SDS u mbështet gjithashtu nga 132 deputetë, 69 ishin kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.
Anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit të Ministrave bënë betimin.
“Urime të gjithë bullgarëve, tani kemi një qeveri të rregullt! Po i kthejmë fuqinë republikës parlamentare!”, tha Kuvendin Popullor bashkëkryetari i PP Kirill Petkov. Ai shprehu shpresën për një mandat të plotë 4-vjeçar të kabinetit “Denkov-Gabriel”.
Qeveria mes dy forcave të para është më e qëndrueshme, e mbështetur nga të tjerët, komentoi kreu i GERB-it Bojko Borisov në parlament, pas zgjedhjes së kabinetit të rregullt. Në lidhje me akuzat e presidentit Rumen Radev ndaj kabinetit të ri, ai tha se presidenti duhet të jetë bashkues.
Kryetarja e BSP-së, Kornelija Ninova e cilësoi si “të pamoralshme” marrëveshjen e arritur për një kabinet mes dy forcave të para politike dhe njoftoi se nuk do t’u japë atyre 100 ditë tolerancë.
Presidenti Rumen Radev raportoi se qeveria e tij e pestë e përkohshme u përballua me të gjitha sfidat e rënda gjatë administratës së tij.
Në Këshillin e Ministrave u mbajt ceremonia për dorëzimin simbolik të qeverisjes nga kabineti i kryeministrit në detyrë Gëllëb Donev në qeverinë e re të rregullt. “Kur e morëm pushtetin shteti ishte në pauzë. Po dorëzojmë një vend me sisteme që funksionojnë mirë”, tha Donev, duke shprehur shpresën për vazhdimësi. “Nuk ka asgjë më normale se sa që parlamenti bullgar të miratojë një qeveri të rregullt e cila të përmbushë detyrimet e saj sipas Kushtetutës”, tha nga ana e tij Denkov. Ai shprehu habinë për faktin se zëvendësministrat nga kabineti zyrtar janë të liruar nga pozitat e tyre me urdhër të nënshkruar nga kryeministri në detyrë Gëllëb Donev. Kjo nuk përputhet me dëshirën e deklaruar për vazhdimësi, theksoi Denkov.
Foto: BGNES, BTA
Të premten vranësirat do të rriten nga veriperëndimi, ndërsa në mbrëmje në veriperëndim të Bullgarisë do të ketë reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore, e cila pasdite në Rrafshinën e Danubit do të..
Ekipet negociuese të GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e Bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë" diskutuan propozimet për një projekt-marrëveshje menaxhimi. Këtë e bëri të ditur GERB në faqen e tij në Facebook. Takimi u mbajt në..
Puna e institucioneve të kontrollit u bë shumë më gjithëpërfshirëse dhe më e përgjegjshme pas pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Kontrolli përgjatë kufijve tanë të brendshëm me Rumaninë dhe Greqinë do të vazhdojë me masa kompensuese..
Me bukë, kripë, mjaltë dhe me urime për një vit të shëndetshëm dhe bujar, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev u prit sot në Pikën e Kalimit Kufitar..
Pikërisht në mesnatën e 1 janarit, me heqjen simbolike të barrierës kufitare, ministrat e brendshëm të Bullgarisë, Atanas Illkov, dhe të Rumanisë, Cătălin..
Bullgarët në mbarë vendin e presin vitin e ri 2025 me iniciativa të ndryshme. Mbi 20 anëtarë të klubit të trajnerit të karatesë dhe jogës Emill Zllatev në..