Parlamenti rrëzoi kërkesën e Partisë Socialiste Bullgare (BSP) për ndryshime në Kodin e Punës, sipas të cilave paga minimale të caktohet në masën 50% të pagës mesatare bruto për vendin për një periudhë 12 mujore nga 1 korriku në vend të 1 janarit 2024. Nëse propozimi ishte pranuar, paga minimalle do të ishte rritur në 850 leva /434.6 euro/. Kjo, sipas importuesve të majtë, do të kompensonte të ardhurat për shkak të rritjes së çmimeve dhe inflacionit. “Pritet miratimi i buxhetit deri në fund të vitit 2023 dhe më pas edhe për vitin 2024. Ky buxhet pritet të jetë antisocial – një deficit prej 3% do të thotë ngrirje të të gjitha të ardhurave”, përfundoi kryetarja e BSP-së, Kornelija Ninova. Për momentin, paga minimale është 780 leva / 398.81 euro/.
Lidhur me protestat e transportit publik, ministrja e financave Temenuzhka Petkova tha se departamenti i saj nuk mund të financojë kostot e personelit në kompaninë bashkiake të kryeqytetit "Transporti Publik", njoftoi një reporter i BNR-së. Sipas..
Grupi parlamentar i "Vëzrazhdane", i përfaqësuar nga Kostadin Kostadinov, akuzoi Kryetaren e Parlamentit Natalija Kisellova për "pezullim" të Kushtetutës dhe kërkoi dorëheqjen e saj, njoftoi BTA. Deklarata është në përgjigje të vendimit të djeshëm të..
Protesta e transportit publik në Sofje bllokoi lëvizjen e tramvajeve, trolejbusëve dhe autobusëve, si dhe procesin arsimor në shkolla. Që në mëngjes, organizatorët e protestës, Konfederata e Punës "Podkrepa" dhe Konfederata e Sindikatave të Pavarura,..
Nacionalistët nga "Vëzrazhdane" organizojnë sot në orën 18:30 në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje një aktivitet, të paralajmëruar si diskutim mbi..
E shtuna do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës do të ketë vranësira të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore, ku në disa vende do të ketë ende..
Mbi 100 mjeshtre të kuzhinës do të marrin pjesë në edicionin e radhës të Festivalit të Byrekut në fshatin Banica, rajoni i qytetit Vraca të Bullgarisë..