Sektori iMaria Gabriel, e cila hoqi dorë nga posti i Komisioneres Evropiane për Inovacionet, Kërkimet Shkencore, Kulturën dhe Arsimin për t’iu bashkuar qeverisë bullgare, tashmë është rishpërndarë midis komisionerëve të tjerë evropian. Prandaj, Bullgaria ka mundësinë të bie dakord për një sektor tjetër për vete, për shembull, të ndajë me Estoninë sektorin “Energjetikë”. Një mendim të tillë për BNR-në e shprehu eurodeputetja Cvetelina Penkova nga grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian.
Ajo kujtoi se Bullgaria ka marrë dy angazhime në kuadër të “Marrëveshjes së Gjelbër” - të reduktojë pothuajse plotësisht varësinë nga qymyri deri në vitin 2038, domethënë të mbyllë një pjesë të madhe të termocentraleve dhe të reduktojë emetimet me 40% deri në fund të vitit 2024, gjë që është e vështirë për t’u arritur për shkak të situatës me mungesën e burimeve kryesore dhe lëndëve të para. Për angazhimin e dytë, Penkova tha se Bullgaria mund të rinegociojë për zgjatjen e afatit ose uljen e përqindjes.
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..