Qyteti Panagjurishte mirëpret një nga ngjarjet më spektakolare në Bullgari - Festivalin Ndërkombëtar të Fishekzjarrëve. Ai ka një natyrë konkurruese dhe këtë vit marrin pjesë ekipe nga Andorra, Gjermania dhe Italia. Organizatori kryesor është administrata komunale, me pjesëmarrjen e specialistëve piroteknikë. Ky është edicioni i 10-të i festivalit dhe organizatorët kanë përgatitur një program të pasur muzikor shoqërues.
Festivali Ndërkombëtar i Fishekzjarreve është një ngjarje unike dhe e veçantë. Në fillim, secila prej skuadrave prezanton një shfaqje me fishekzjarre prej dy minutash, e cila nuk vlerësohet me pikë. Më pas, konkurrentët kanë 3 deri në 7 minuta për të paraqitur shfaqjen e tyre me drita, e cila më pas është subjekt gjykimi. Në shfaqje merren parasysh mbi të gjitha talenti dhe zgjidhjet artistike që e paraqesin në mënyrën më tërheqëse të mundshme artin e fishekzjarrëve. Programet e hapjes dhe mbylljes së festivalit do të interpretohen nga grupi bullgar "Krizantema e zjarrtë".
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Për më shumë se 30 vjet, dy universitete bullgare ofrojnë studime cilësore në frëngjisht për degë dhe diploma teknike dhe inxhinierike të njohura në mbarë botën. Prandaj mësuesit thonë me krenari se mes të diplomuarve nuk ka asnjë të papunë...
Partia Popullore Evropiane rriti vendet e saj në krahasim me votimin për Parlamentin e mëparshëm Evropian në 2019 me gjithsej 186 deputetë. Ndërkohë, socialistët dhe demokratët pësojnë rënie me disa mandate nga zgjedhjet e mëparshme dhe do të kenë 135..
Në renditjen Impact Rankings 2024 të Times Higher Education (THE), botuar më 12 qershor 2024, Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" u rendit në vendin 401-600 në mesin e 1963 universiteteve në botë. Alma Mater merr pjesë në renditje për të..
Të dielën e tetë pas Ngjalljes së Krishtit, ne kremtojmë një nga festat më të rëndësishme për mësimin e krishterë, Rrëshajën. Në këtë ditë, Fryma e..
Më shumë se 75 vjet më parë, kishte nevojë që fëmijët e kopshtarëve bullgarë në Sllovaki të shkolloheshin, por diku ku, së bashku me shkencat e tjera, të..