Ministri i Mbrojtjes Prof. Todor Tagarev akuzoi qeverinë e përkohshme se nuk ka përmbushur vendimin e parlamentit për t'i ofruar ndihmë ushtarako-teknike Ukrainës, por se ka ndjekur udhëzimet e Presidentit Rumen Radev. Tagarev tha për bTV se mundësitë për ndihmë për Ukrainën nuk janë shteruar.
“Unë garantoj se mund të ofrojmë ndihmë, ka mundësi shtesë”, shtoi ministri. Ai tha se ndihma e deritanishme për ushtrinë ukrainase është vlerësuar nga Kievi dhe aleatët e NATO-s, sepse ajo ka korresponduar me nevojat e Ukrainës. Gjatë vizitës së ardhshme në Bruksel, Tagarev do të deklarojë se Bullgaria po ndryshon qëndrimin e saj dhe do t'i bashkohet urdhrit të përgjithshëm për blerjen e municioneve për ushtrinë ukrainase, tha ministri.Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet nëse nuk përmbushen kushtet e nevojshme, njoftoi një zëdhënës i institucionit gjatë një konference..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë Ekzekutive për Hardhinë dhe Verën, Krasimir Kojev, në Plovdiv, ku po zhvillohet Konferenca e Nëntë..
Bashkëpunimi shumëpalësh ofron mundësi që, në kushte barazie midis pjesëmarrësve, të arrihen zgjidhje të përbashkëta, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë hapjes së Forumit të Katërt të Prokurorëve të Përgjithshëm nga vendet ballkanike në Sofje. Ai..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..