Do të dëgjojmë edhe një dëshmitare, zëvendëskryeprokuroren Daniella Masheva. Do të diskutohen provat e kërkuara nga Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev. Brenda ditës duhet të ketë votim, deklaroi ministri i drejtësisë Atanas Sllavov para mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Largimi kërkohet për shkak të fjalëve të shpallura publikisht nga Geshev për deputetët në parlament, duke i quajtur ata "plehra politike".
"Nga tentativa për vrasjen time deri në një përpjekje të inskenuar politikisht për të më larguar në kundërshtim me çdo parim përballë Prokurorit të Përgjithshëm, imagjinoni se çfarë garanci ka çdo gjyqtar dhe çdo bullgar..." tha Geshev, para këshillit. Ai njoftoi se do të shkojë në Bruksel më 12 qershor për të folur në Parlamentin Evropian.Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..