Nga data 12 deri më 30 qershor, Bullgaria është nikoqire e stërvitjes bullgaro-amerikane "Garda Trake - 2023". Ajo është pjesë e kremtimit të 30-vjetorit të fillimit të partneritetit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Bullgarisë dhe Gardës Kombëtare të Shtetit të Tenesit. Nga ana bullgare do të përfshihen Forcat Ajrore dhe Komanda e Forcave të Përbashkëta dhe nga ana amerikane - ushtarë nga forcat tokësore dhe ajrore të Gardës Kombëtare të shtetit të Tenesit. Avionët C-130, C-17, C-21 do të dislokohen për stërvitjen në bazën ajrore Bezmer.
Aviacioni bullgar do të marrë pjesë edhe në stërvitjen më të madhe ajrore të NATO-s "Air Defender 23" deri më tani, njoftoi uebfaqja e Bundeswehr-it. 250 avionë luftarakë nga 25 vende do të stërviten nga 12 deri më 23 qershor në Gjermani për të zmbrapsur një ofensivë nga një vend lindor i paidentifikuar.Bullgaria i kthen Libanit eshtrat e terroristit që në vitin 2012 hodhi në erë një autobus me turistë izraelitë në Bullgari, raporton BGNES. Akti terrorist u krye në Aeroportin “Sarafovo” - sulmi më vdekjeprurës kundër izraelitëve jashtë që nga viti..
Në një operacion të specializuar policor më 7 prill, Drejtoria për Luftën kundër Krimit të Organizuar neutralizoi një kanal për ndihmën dhe kalimin përmes territorit të Bullgarisë të emigrantëve të paligjshëm. U arrestuan tre persona – organizatori..
Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) po paraqet sot një votë mosbesimi ndaj qeverisë, njoftoi në margjinat e Kuvendit Popullor kreu i partisë "Vëzrazhdane", Kostadin Kostadinov. Deputeti saktësoi se kjo votë u organizua nga forca e tij politike, e cila..
Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar..
Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi...
Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të..