Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) është edhe këtë vit media kombëtare në të cilën bullgarët kanë më shumë besim, sipas Digital News Report për vitin 2023 të Institutit Reuters për Kërkimet e Gazetarisë në Universitetin e Oksfordit.
Pjesa më e madhe e bullgarëve - 59% - i besojnë lajmeve të BNR. Me të njëjtin rezultat, Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) renditet pas BNR, por pesha e mosbesimit ndaj BNT është 20%, krahasuar me 18 për qind të treguesit për BNR.
Në renditjen për arritjen tek audienca, BNR është në vendin e 8-të. Në renditjen për arritjen e audiencës online, faqja e BNR është në vendin e 12-të dhe ndiqet çdo javë nga 11% e audiencës. 76% e bullgarëve tregojnë se burimet e tyre kryesore të lajmeve janë në internet, por besimi i tyre në lajmet në përgjithësi është i ulët, thotë raporti.
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..