Komisioneri evropian për buxhetin Johanes Han do të takohet të enjten në Sofje me kryeministrin Nikollaj Denkov dhe zëvendëskryeministren dhe ministre të punëve të jashtme Maria Gabriel. Vizita është pjesë e turneut të tij evropian përpara njoftimit të korigjimeve të buxhetit afatgjatë të BE-së. Detajet pritet të zbardhen më 20 qershor, shkruan faqja “Dnevnik”. Bullgaria është ndalesa e tretë e komisionerit pas Letonisë dhe Austrisë.
Komisioni Evropian do të paraqesë javën e ardhshme pikëpamjen e tij për rishikimin e buxhetit afatgjatë të BE-së deri në vitin 2027. Më 7 qershor, Komisioni pranoi se shpenzimet e Bashkimit janë në kufirin e mundësive buxhetore për shkak të inflacionit të lartë, rritjes së kostos së shërbimit të borxhit të supozuar për financimin e programeve të rimëkëmbjes dhe zhvillimit pas Covid-19 dhe për shkak të fondeve emergjente në mbështetje të Ukrainës.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..