Të premten në Bullgarinë Veriperëndimore, në rajonin perëndimor dhe qendror të malit Predballkan do të ketë reshje lokale intensive dhe të konsiderueshme, që do të arrijnë deri në 30-50 litra për metër katror. Kod portokalli për reshje të rrezikshme është i shpallur për 9 zona ndërsa i verdhë në 7 të tjera.
Në zonat lindore do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 18°, në Sofje - 15°. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 21 deri në 30°. Në kryeqytet do të jetë 21°.
Mbi Detin e Zi do të jetë me diell. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 23-26°. Uji i detit është 22-23°.
Në malet mbi masivet perëndimor dhe qendror do të ketë reshje intensive. Temperatura në lartësi 1200 m do të jetë deri në 17°, në 2000 m deri në 10°.
Gjatë fundjavës do të ketë reshje shiu edhe në zonat lindore. Ka një mundësi të shtuar për breshër. Të shtunën reshjet, kryesisht në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet dhe në luginat, do të arrijnë deri në 50-70 litra për metër katror.
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet..