Nga data 16 deri më 18 qershor, në qytetin Çirpan (Bullgari Qendrore) do të mbahet Festivali Ndërkombëtar i Livandës, nën patronazhin e Ministrisë së Turizmit. Veçanërisht për këtë event, në Çirpan vjen iniciativa më e madhe udhëtuese në Bullgari "Teatri Veror", e cila fitoi çmimin për artet skenike me një kauzë në dorëzimin e çmimeve "ArtAksion".
Ndër iniciativat kushtuar livandës është një korrje rituale, që do të zhvillohet në orët e pasdites të ditës së parë të aktivitetit në fushën e livandës "Trendafillov". Programi do të vazhdojë me një paradë të ansambleve folklorike, grupeve të “vatrave kulturore” dhe të ansambleve të fëmijëve që ruajnë traditat e Çirpanit. Hapja zyrtare është në mbrëmje, në orën 19:30 në sheshin “Sëedinenie” (“Bashkimi”) me një koncert të Operës Shtetërore - Stara Zagora, nën muzikën e grupit Queen.
Në prag të festës së Athanasit , një nga tempujt në afërsi të Sofjes tashmë po përgatitet të mirëpresë Shenjtërinë e tij Mitropolitin e Sofjes dhe Patriarkun Bullgar Daniil, i cili këtë vit do të kremtojë Liturgjinë Hyjnore në kishën e fshatit Gorni..
Më 17 janar, Kisha jonë Ortodokse përkujton Shën Antoni i Madh - një mbrojtës i zellshëm i krishterimit. Në moshë të shtyrë, ai mori pjesë në luftën e kishës kundër herezisë ariane, duke hyrë në Aleksandri në mosmarrëveshje të hapur me heretikët dhe..
Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një standard të zhvilluar të cilësisë. Krijimi i tij është detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe..