Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali Ndërkombëtar i Livandës mbahet në Çirpan

Foto: Festivali Ndërkombëtar i Livandës - Çirpan

Nga data 16 deri më 18 qershor, në qytetin Çirpan (Bullgari Qendrore) do të mbahet Festivali Ndërkombëtar i Livandës, nën patronazhin e Ministrisë së Turizmit. Veçanërisht për këtë event, në Çirpan vjen iniciativa më e madhe udhëtuese në Bullgari "Teatri Veror", e cila fitoi çmimin për artet skenike me një kauzë në dorëzimin e çmimeve "ArtAksion".

Ndër iniciativat kushtuar livandës është një korrje rituale, që do të zhvillohet në orët e pasdites të ditës së parë të aktivitetit në fushën e livandës "Trendafillov". Programi do të vazhdojë me një paradë të ansambleve folklorike, grupeve të “vatrave kulturore” dhe të  ansambleve të fëmijëve që ruajnë traditat e Çirpanit. Hapja zyrtare është në mbrëmje, në orën 19:30 në sheshin “Sëedinenie” (“Bashkimi”) me një koncert të Operës Shtetërore - Stara Zagora, nën muzikën e grupit Queen.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Bulgaria Wants You" dhe nevoja emocionale e bullgarëve për t'u kthyer në atdhe

Bullgaria po ndryshon vazhdimisht, besojnë krijuesit e iniciativës "Bulgaria Wants You", të cilët prej pesë vitesh organizojnë takime motivuese dhe diskutime me bullgarë jashtë vendit, për t'u dhënë atyre një këndvështrim të ndryshëm për vendin dhe..

botuar më 25-06-17 8.05.MD

Për të katërtin vit në Shqipëri – Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare

Nga data 1 deri më 25 korrik, për herë të katërt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, do të zhvillohet “Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare”. Organizator është Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pranë..

botuar më 25-06-17 12.44.MD

"Zgjidh Bullgarinë" – shteti do të tërheqë bullgarë nga diaspora pa shtetësi

Institucionet shtetërore bullgare kanë marrë një angazhim të qartë për lehtësimin e qasjes në tregun e punës, dhe në territorin e Bullgarisë në përgjithësi, për personat me origjinë bullgare, të cilët ende nuk kanë shtetësi bullgare. Këtë e..

botuar më 25-06-13 7.56.MD