"Westinghouse Electric" nënshkroi me “Centralin Atomik “Kozlloduj - Kapacitete të Reja" një kontratë për aktivitete inxhinierike paraprake për ndërtimin e një reaktori të ri duke përdorur teknologjinë AP1000 në kantierin e centralit bërthamor bullgar. Kontrata parashikon një vlerësim të mundësive për integrimin e industrisë bullgare në projektin për ndërtimin e një energjie të re bërthamore me teknologji amerikane dhe për shfrytëzimin maksimal të infrastrukturës ekzistuese në kantierin e centralit të Kozllodujit. Dy reaktorë me teknologji ruse BBEP-1000 po operojnë në vend dhe ka një themel për një reaktor të tretë.
Grupi i përbashkët i punës ka filluar tashmë vlerësimin e kërkesave rregullatore, të licencimit dhe dizajnit dhe po zhvillon një orar të përshpejtuar të punës, tha “Westinghouse Electric” në një deklaratë.Diskutimi dhe votimi i ligjit më të rëndësishëm financiar në vend, pikërisht “Buxheti 2025”, u shty në Kuvend për vitin 2025. "Nëse nuk kemi një buxhet të miratuar deri më 19 janar, atëherë gjithçka do të ndalet në shtet. Edhe shkollat, edhe spitalet, edhe..
Sipas të dhënave paraprake, Ministria e Financave pret një deficit prej rreth 6.1 miliardë levash ose 3% të Produktit të Brendshëm Bruto të parashikuar në fund të vitit 2024. “Vlerësimet parashikojnë se deficiti do të tregojë një përmirësim krahasuar..
Përfitime të rëndësishme ekonomike priten për Bullgarinë (me popullsi 6.5 milion njerëz) dhe Rumaninë (19 milion njerëz), të cilat u bënë anëtarë të plotë të zonës Shengen. Sipas vlerësimeve, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) ka të ngjarë të rritet me të..
Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në janar - 551 euro. Sipas të dhënave të Eurostat-it, më e larta është në..