"Westinghouse Electric" nënshkroi me “Centralin Atomik “Kozlloduj - Kapacitete të Reja" një kontratë për aktivitete inxhinierike paraprake për ndërtimin e një reaktori të ri duke përdorur teknologjinë AP1000 në kantierin e centralit bërthamor bullgar. Kontrata parashikon një vlerësim të mundësive për integrimin e industrisë bullgare në projektin për ndërtimin e një energjie të re bërthamore me teknologji amerikane dhe për shfrytëzimin maksimal të infrastrukturës ekzistuese në kantierin e centralit të Kozllodujit. Dy reaktorë me teknologji ruse BBEP-1000 po operojnë në vend dhe ka një themel për një reaktor të tretë.
Grupi i përbashkët i punës ka filluar tashmë vlerësimin e kërkesave rregullatore, të licencimit dhe dizajnit dhe po zhvillon një orar të përshpejtuar të punës, tha “Westinghouse Electric” në një deklaratë.Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...
Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..
41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..
Gjermania mbetet partneri më i fortë ekonomik i Bullgarisë. Tregtia mes tyre për vitin 2024 arrin në 12 miliardë euro, tha Tim Kurt, president i Dhomës..