Pastrimi i shtretërve të lumenjve, si masë parandaluese nga vërshimet, është një angazhim shtetëror, dhe komunat nuk kanë para për këtë dhe mbështeten në mjete nga buxheti republikan. Lidhur me këtë Shoqata kombëtare e komunave bisedoi me ministrin e financave Asen Vasilev për përfshirjen e mjeteve për pastrimin e shtretërve të lumenjve në buxhetin e këtij viti për komunat.
Komunat kërkojnë që të krijohet një komision nacional për hartimin e kritereve për masat parandaluese të komunave, dhe ato mbi këtë bazë të përgatisin projektet e tyre, të cilët shteti t’i financojë, sepse parandalimi është më i lirë se heqja e pasojave.
Koordinimi i projekteve të bashkive për pastrimin e shtretërve të lumenjve zgjat nga 8 muaj deri në tre vjet. Shembull për këtë është Veliko Tërnovo, ku nga 24 projekte që kanë të bëjnë me përmbytjet në vitin 2014, një e dhjeta e tyre kanë përfunduar deri më tani.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..