Kolegjiumi gjyqësor i Këshillit të Lartë Gjyqësor nuk do të diskutojëmë 20 qershor për zgjedhjen e Borisllav Sarafovit për ushtrues të detyrës “Prokuror i Përgjithshëm”, tha gjyqtarja Atanaska Disheva para mbledhjes së kolegjiumit. Dekreti i presidentit Rumen Radev për lirimin e Ivan Geshev nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm tashmë është publikuar në Fletoren Zyrtare.
“Kjo që po ndodh në këtë moment në një farë mënyre ngre dyshime se partitë politike të përfaqësuara në parlament po kërkojnë të emërojnë një person të tyre për Prokuror të Përgjithshëm”, komentoi presidenti Radev në një konferencë për energjetikën në Sofje për zgjedhjen e Sarafovit. Presidenti i bëri thirrje "shoqërisë të monitorojë dhe të ushtrojë të gjithë kontrollin e mundshëm" mbi Sarafov sepse, sipas Radev, procedura për zgjedhjen e tij "nuk ka kaluar përmes diskutimeve të plota rreth cilësive profesionale dhe morale" të gjyqtarit.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..